Ftesë për kuvendin e 8 të shoqatës “Topanica”

Të nderuar topanicas, të nderuar anëtar të shoqatës “Topanica”, kemi nderin të ju ftojm në kuvendin e 8 të shoqatës “Topanica”, i cili në mbledhjen e fundit të kryesisë u vendos që të mbahet: me Daten: 05 mars 2023 e diele, duke filluar prej orës 13:00 Vendi: Objekti i xhamisë Regensdorf, Pumpwerkstrasse 26, 8105 Regensdorf ZH Kryesia e shoqatës e sheh këtë kuvend edhe si takim të bashkëatdhetarëve topanicas, ku do ketë pak kohë edhe për bisedë joprtokolare mes neshë. Me respekt dhe nderë për ju!

0 Comments

Njohja dhe komunikimi i Rinisë

Ftesë për takimin e të rinjve (vajza dhe djem) nga Topanica. Kryesia e shoqates Topanica në bashkpunim të mbaje njëtakim vetëm me Rini. Motoja ështe njohja dhe shkëmbimi i ideve, mbledhja e ideve për takimet e ardhshme (ekskursione, organizimin e aktiviteve sportive, pjesëmarrje në ngjarje sprtive. Të sjellim Ide inovative, që në të ardhmen të arrim një sukses si në jetën private, gjithëashtu edhe në atë profesionale. Janë të ftuar të gjithë të rinjët nga Topanica, nga mosha 15 deri në 30 vjeç. Ushqimi e pijet oferohen nga Shoqata Topanica. Takimi mbahet më Datën: 10.12.2022 Ora: 13:00-18:00 Adresa: Restaurant "Kuq e Zi" Hardhofstrasse 15, 8424 Embrach

0 Comments

‘Dhuratat e Bajramit’, të rinjtë e fshatit Topanicë i gëzojnë fëmijët për nder të festës së Bajramit

Për nder të festës së Fitër Bajramit një grup i të rinjve të fshatit Topanicë nga Komuna e Kamenicës kanë marrë një iniciativë shembullor, ky grup i të rinjve me ndihmën e shoqatës ” Topanica ” dhe donatorëve të tjerë përgatitën dhurata për fëmijët e këtij fshati “Falenderim për secilin donator veç e veç, Allahu ua shtoftë bereqetin dhe të mirat në këtë botë dhe në ahiret, të cilët u bënë sebep që 355 fëmijë të fshatit dhe më gjerë, të gëzohen jashtë mase për dhuratat e Bajramit që dje i morën. Gjithashtu, falenderim edhe për shoqatën e fshatit “Shoqata Topanica”, e cila nuk heziton asnjëherë të jetë mbështetje e secilit aksion që organizohet për fshatin!Përveç që dita e djeshme ishte një përjetim i jashtëzakonshëm, vlen të theksohet që ishte edhe një mësim për ne si staf i shërbimit të shpërndarjes, që ky aktivitet të mos mungoj asnjëherë dhe të bëhet pjesë e pandashme e festës së Bajramit. Pra, ishte thjeshtë përjetimi i hadithit të Muhamedit alejhi selam: “Jepni dhurata, që të duheni mes vete”

0 Comments