Ftesë për kuvendin e 8 të shoqatës “Topanica”

Të nderuar topanicas, të nderuar anëtar të shoqatës “Topanica”, kemi nderin të ju ftojm në kuvendin e 8 të shoqatës “Topanica”, i cili në mbledhjen e fundit të kryesisë u vendos që të mbahet: me Daten: 05 mars 2023 e diele, duke filluar prej orës 13:00 Vendi: Objekti i xhamisë Regensdorf, Pumpwerkstrasse 26, 8105 Regensdorf ZH Kryesia e shoqatës e sheh këtë kuvend edhe si takim të bashkëatdhetarëve topanicas, ku do ketë pak kohë edhe për bisedë joprtokolare mes neshë. Me respekt dhe nderë për ju!

0 Comments

Njohja dhe komunikimi i Rinisë

Ftesë për takimin e të rinjve (vajza dhe djem) nga Topanica. Kryesia e shoqates Topanica në bashkpunim të mbaje njëtakim vetëm me Rini. Motoja ështe njohja dhe shkëmbimi i ideve, mbledhja e ideve për takimet e ardhshme (ekskursione, organizimin e aktiviteve sportive, pjesëmarrje në ngjarje sprtive. Të sjellim Ide inovative, që në të ardhmen të arrim një sukses si në jetën private, gjithëashtu edhe në atë profesionale. Janë të ftuar të gjithë të rinjët nga Topanica, nga mosha 15 deri në 30 vjeç. Ushqimi e pijet oferohen nga Shoqata Topanica. Takimi mbahet më Datën: 10.12.2022 Ora: 13:00-18:00 Adresa: Restaurant "Kuq e Zi" Hardhofstrasse 15, 8424 Embrach

0 Comments

Rizgjedhja e këshillit lokal në Topanicës

Rizgjedhja juaj për Kryetar të këshillit lokal të Topanicës, vlerëson punën tuaj me nderë e të drejt në mandatin e kaluar i nderuar Kryetar, Bejtë Topanica (Mumin Zubaku) Vlerësojm në maksimum bashkëpunimin mes shoqates topanica dhe këshillit lokal në Topanicë, njëherit falenderojmë edhe ish këshillin lokal me në krye Rexhep Morina dhe të gjith ata që punojn për të miren e Topanicës. Shpresojm dhe dëshirojm, që këto bashkpunime t’i thellojm edhe në të ardhmen për realizimet e projekteve të radhës! Ju prift e mara e shume suksese ne të ardhmen i nderuar Kryetar & Këshill lokal! Me respekt e nderë “Shoqata Topanica” Zürich -CH-

0 Comments

Njoftim për të Pame

Të nderuar familijar, miq & shok ju njoftojmë që: Me daten 22. maj 2022 (ketë të diele) nga ora 08:00 deri ne 18:00 do presim te pame per më të dashurin tonë Adem Morina. Vendi: Wehntalerstrasse 634, 8046 Zürich ngjitun me objektin e dyqanit Spar. Liebe Freunde & Angehörige Am 22. Mai 2022 (diesen Sonntag) findet für unseren geliebten Adem Morina der Trauerempfang von 08:00 Uhr - 18:00 Uhr statt. Ort: Wehntalerstrasse 634, 8046 Zürich, neben dem Spargebäude.

0 Comments

Njoftim për të Pame

“Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi” Miq, familjarë e dashamirë, Me rastin e humbjes së babait, gjyshit tonë, Haxhi Bajram MORINA, e pamja/shprehja e ngushëllimeve/vizitat për kryeshnosh për burra dhe gra do të mbahen të dielën, më datën 22 maj, 2022 prej orës 09:00 të mëngjesit deri në ora 17:00 pas dite. Adresa e lokacionit, ku do të mbahet e pamja: Hotel/Restaurant Landhus Katzenbachstrasse 10 8052 Zürich Seebach të dielën 22.05.2022 prej orës 09.00-17.00 pas dite Duke ju falënderuar të gjithë Juve që do të gjeni kohë të na vizitoni dhe të na lehtësoni dhimbjen! Me respekt, Familja Morina Besim Morina 079 487 39 27 Osman Murina 079 209 67 74 Valon Morina 076 411 22 44

0 Comments

‘Dhuratat e Bajramit’, të rinjtë e fshatit Topanicë i gëzojnë fëmijët për nder të festës së Bajramit

Për nder të festës së Fitër Bajramit një grup i të rinjve të fshatit Topanicë nga Komuna e Kamenicës kanë marrë një iniciativë shembullor, ky grup i të rinjve me ndihmën e shoqatës ” Topanica ” dhe donatorëve të tjerë përgatitën dhurata për fëmijët e këtij fshati “Falenderim për secilin donator veç e veç, Allahu ua shtoftë bereqetin dhe të mirat në këtë botë dhe në ahiret, të cilët u bënë sebep që 355 fëmijë të fshatit dhe më gjerë, të gëzohen jashtë mase për dhuratat e Bajramit që dje i morën. Gjithashtu, falenderim edhe për shoqatën e fshatit “Shoqata Topanica”, e cila nuk heziton asnjëherë të jetë mbështetje e secilit aksion që organizohet për fshatin!Përveç që dita e djeshme ishte një përjetim i jashtëzakonshëm, vlen të theksohet që ishte edhe një mësim për ne si staf i shërbimit të shpërndarjes, që ky aktivitet të mos mungoj asnjëherë dhe të bëhet pjesë e pandashme e festës së Bajramit. Pra, ishte thjeshtë përjetimi i hadithit të Muhamedit alejhi selam: “Jepni dhurata, që të duheni mes vete”

0 Comments